Surprise Me!

Prezantohet projekti i Skavices |Lajme-News

2020-06-03 2 Dailymotion

Brenda Tetorit të këtij viti, qeveria do të hapë garën për ndërtimin e hidrocentralit të 4 mbi kaskadën e Drinit. Këtë të mërkurë u prezantuan dhe 2 skenarët e hartuar pas studimit të fizibilitetit për hidrocentralin e Skavicës, që qeveria ka vendosur ta ndërtojë të gjithin me financat publike.
?Këtë vepër të madhe ta financojmë 100% me burimet e shtetit shqiptar?.
Ndërtimi Skavicës, sipas specialistëve, i jep fund problemit të përmbytjeve të zonës së nën Shkodrës. Kryeministri thotë se rrit edhe potencialet energjetike të vendit.
?Skavica nuk do ta bëjë Shqipërinë mini super fuqi energjetike. Nuk është konkurrente e centralit bërthamor që do ndërtoj në Shkodër, por Skavica e bën Shqipërinë një fuqi dinjitoze energjetike?.
Sipas studimi të qeverisë, ndërtimi i Skavicës do të ndihmojë në optimizimin e prodhimit për 3 hidrocentralet e tjera mbi lumin Drin, synon të ulë në minimum importin dhe të rrisë mundësitë e eksportit të energjisë elektrike. Vetë Kryeministri sheh me optimizëm dhe rolin që do të ketë ky projekt në ekonominë lokale dhe atë kombëtare.
?Me Rrugën e Arbrit dhe me Skavicën, verilindja e vendit hyn në një fazë tërësisht të re në aspektin ekonomik?.
Projekti i parë për ndërtimin e Skavicës është i 1963, ndërsa të gjitha qeveritë pas 90-s e kanë vendosur si prioritet. Rama premton se vitin e ardhshëm kjo zonë, në afërsi të Peshkopisë do të jenë kantier ndërtimi për t'u mbyllur brenda një 4-vjeçari si vepër.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon